Ferat Shala me fjalim emocionues për Jakup Krasniqin (Video
Shkruan: Ferat Shala
Kur sakrifica dhe vuajtja vazhdon!
(Dedikuar mësuesit tim, Jakup Krasniqi)
Para 34 viteve, me rastin e 26 vjetorit të vrasjes së mësuesit flamurtar, Fazli Grejqevci, në një tubim gjithë-popullorë në Sankovc të Drenasit, para personaliteteve të veçanta të kohës dhe historisë si; Adem Demaçi (sapo dalur nga burgu), Hazir Shala, Selatin Novosella, Zeqir Geërvalla, etj, unë lexova një letër mbështetjeje dhe urimi për mësuesin tim Jakup Krasniqi, i cili ende pothuajse i fundit po qëndronte në burgjet serbo-sllave.
Isha lutur e thirrur që sa ma shpejt të kthehej mësuesi Jakup, në Kosovën e lirë e të pavarur (ëndërr dhe synim i kahmotshëm).
Me vonesë, por mësuesi u kthye nga burgu. Pa pushuar mirë nga vuajtjet e burgut, i’u kthye aktivitetit politik legal, i’u kthye arsimit dhe jo vetëm arsimit.
Kur u shterruan mundësitë legale, dhe Kosova po lëngonte rënd e më rënd, atëhere mesuesi i’u kthye luftës së lavdishme çlirimtare.
Duke fituar këtë luftë politikisht dhe ushtarakisht, Kosova po avansohej në çdo dimension. E paralel kësaj, Kosovës i shtoheshin obligimet dhe fitoret Jakup Krasniqit.
Ai vazhdon ti jap Kosovës aktivitet njerëzorë, intelektual dhe politik, pa ndërprerë edhe pas çlirimit, edhe pas bërjes shtet i pavarur.
Ai vazhdon ti jap Kosovës edhe sot!
Gjithnjë në vijën e parë të frontit politik e ushtarak. Ai ende po sakrifikon gjithçka nga vetja e tij për Kosovën. Ai po i shton fitoret këtij vendi, duke mos njonur humbjen dhe nënshtrimin.
Sot, pas 34 viteve nga manifestimi në Sankovc, prap po shkruaj për mësuesin tim me të njëjtin tekst, me të njëjtin shpirt e mendje, me të njëjtën lutje, si atëhere, edhe pse tani Kosova është shtet, edhe pse kemi Qeveri e Parlament!
PS: Kjo video eshtë marr nga emisioni “Fakte” të Adnan Merovcit, për çka e falenderojmë për këtë kthim emocional.