Vazhdojnë punimet në përmirësimin e jetës ne lagjet e disa vendbanimeve në Drenas (Foto)

Në kuadër të zhvillimit të projekteve të planifikuara nga komuna, përkatësisht nga Drejtoria e Infrastrukturës Lokale, sot janë asfaltuar qindra metra në lagjet e disa prej vendbanimeve që kanë qenë të planifikuara me buxhetin e komunës për vitin 2024.

Asfaltimi është bërë në lagjet e fshatrave; Shtrubullovë, Gllobar, Polluzhë dhe Komoran.

Këto janë vetëm disa nga projektet, pasi që ditëve në vazhdim do të kryhen edhe projekte të tjera sipas planifikimit.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë