Lavdia, vajza e Dr.Lec Gradicës sot punëtore e zellshme në QKUK

Lavdia është personifikim i emrit të saj dhe testament i historisë familjare. Vajza e Lec Gradicës, doktorit e heroit t’Kosovës, i cili ktheu shtëpinë e tij në spitalin e parë për të shëruar plagët e luftës. Edhe nëna e saj, Eminja, shërbeu si infermiere dhe ishte ushtare e UÇK-së.

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu- Kodra e ka takuar atë dhe ka njoftuar se Lavdia angazhohet me shumë përkushtim në kirurgjisë orale në QKUK.

Të frymëzuar nga trashëgimia e pasur e prindërve, edhe motra dhe vëllezërit e saj, i janë ngjitur me sukses rrugëve të jetës, në mjekësi dhe inxhineri.

Megjithatë, përtej suksesit të saj profesional, jam tejet e lumtur që Lavdien e thërras mike, të cilën e karakterizon dashuria për njerëzit dhe vendin e saj.

Shumë krenare me ty dhe kontributin e familjes tënde, shoqe e dashur.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë