Krim brenda familjes në Tiranë – amerikani mbyt gruan dhe dy qentë me litar dhe më pas vret veten
Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në zonën e Treshit në Tiranë.
Raportohet se një shtetas amerikan, Matthew James Wertz ka mbytur me litar gruan e tij, Indah Lilis Sartika Saragih, dy qentë dhe më pas ka vrarë veten.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe është duke hetuar rrethanat e këtij incidenti tragjik.
Sakaq, autoritetet janë në proces të zbardhjes së motiveve dhe ngjarjeve që çuan në këtë akt të dhunshëm.