Arrestohet një person në Drenas, ishte i shpallur në kërkim

Një person është arrestuar të mërkurën në Drenasi pasi ndaj tij kishte një urdhërarrest të lëshuar nga gjykata.

Policia ka njoftuar se arrestimi është kryer rreth orës 20 e 30 minuta në qendër të Drenasit, transmeton DrenicaOnline.

“Bazuar në urdhëresën e gjykatës është arrestuar i kërkuar mashkull kosovar dhe i njëjti është dërguar për vuajtje të dënimit”, thuhet në raportin e policisë./DrenicaOnline/

.

.

.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë