Aksident fatal në Magure, policia jep detaje

Një çiklist ka vdekur si pasojë e plagëve të pësuara pasi është goditur nga një veturë në fshatin Magurë të Lipjanit.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes, të mërkurën rreth orës 17:00.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në obduksion, transmeton DrenicaOnline.

I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./DrenicaOnline/

.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë