Sulmuan policinë në detyrë, prokurori i liron në procedurë të rregullt

Janë arrestuar tre të dyshuar në lagjen e Spitalit në Prishtinë, pasi njëri nga ta kishte sulmuar fizikisht zyrtarët policorë, kurse dy të tjerët i kishin penguar policët në kryerje të detyrës, raporton portali DrenicaOnline.

Si pasojë e sulmit fizik, një zyrtar policor ka pësuar lëndime trupore për çka dhe ka pranuar tretman mjekësor.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar ndërsa rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

/DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë