Goditet për vdekje biçiklisti, arrestohet shoferi dhe dërgohet prapa grilave
Një burrë rreth të 60-ve ka pësuar lëndim vdekje-prurës në Prizren për shkak se derisa ishte duke e drejtuar biçikletën është goditur nga një veturë në lëvizje.
Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në Spitalin e Prizrenit, raporton DrenicaOnline.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në obduksion ndërsa i dyshuari kosovar (drejtuesi i veturës) është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.
Policia është duke u marrë me rastin./DrenicaOnline/
.
.


