E theren me thikë dhe e hodhën nga vetura, çfarë ndodhi mbrëmë në Prizren
Një person është dërguar në spitalin e Prizrenit në gjendje të rëndë shëndetësore, pasi që i njëjti është gjetur i shtrirë në rrugë i sulmuar me thikë nga persona ende të pa identifikuar, raporton portali DrenicaOnline.
Të dyshuarit pasi e kanë sulmuar, nga vetura e tyre e kanë hedhur në rrugë dhe janë larguar në drejtim të panjohur.
E gjithë ngjarja ka ndodhur në lagjen Bazhderhane të Prizrenit të shtunën rreth orës 23 e 50 minuta.
Rasti është duke u hetuar./DrenicaOnline/
.
.


