Aktivizohet policia për ta kapur Faton Hajrizin e arratisur
Policia e Kosovës ka njoftuar sot se me njësitë e saj është aktivizuar për të gjetur dhe arrestuar Faton Hajrizin e arratosur dje nga burgu në Smrekonicë, transmeton DrenicaOnline.
Dje Policia e Kosovës-Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicën e Jugut, me autorizimin të prokurorit të Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, është autorizuar të publikojë fotografinë e të arratisurit të poshtë shënuar me shpresë se në bashkëpunim me mediat dhe qytetarët do të bëhet e mundur lokalizimi dhe arrestimi i personit të shpallur në kërkim.
Personi i shpallur në kërkim Faton Hajrizi, me datën 06.07.2024, është raportuar se është arratisur nga Qendra Korrektuese në Smrekovnicë të Vushtrrisë.
Emri: Faton
Mbiemri: Hajrizi
Nofka
Emri i babait: Mustafë
Data e lindjes: 06.02.1985
Vendi i lindjes: Skenderaj
Vendbanimi: Fshati Klinë e Poshtme, Skenderaj
Gjinia: M
Ngjyra e flokëve: Zezë
Ngjyra e syve: Kaltër
Nacionaliteti: Shqiptar
Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që për çdo informatë që ndërlidhet me personin në kërkim apo vendndodhjen e tije, të lajmëroj Policinë e Kosovës.
Informatat për personin në kërkim, mund të dërgoni në Stacionin Policor me të afërt, përmes telefonit apo edhe përmes aplikacionit ,,Lajmëro Policinë”.


