Sot i jepet lamtumira e fundit Ledionës nga Dobrosheci, humbi jetën në aksident

Lediona Hajdari (17-vjeçe) nga Dobrosheci i Drenasit, e cila humbi jetën në aksident trafiku, do të varroset sot (e mërkure) në orën 16:00, në varrezat e fshatit, transmeton DrenicaOnline.

Ajo vdiç të martën në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, pasi e njëjta një ditë më parë ishte vetaksidentuar me motoçikletë.

Bashkë me Ledionën në motoçikletë ka qenë edhe një 28-vjeçare e cila është jashtë rrezikut për jetën.

Lediona po vijonte mësimet në klasën e 11, drejtimi Infermieri. Ajo të hënën mbrëma i ishte nënshtruar një operacioni në QKUK, mirëpo pavarësisht tentimit të mjekëve për ta mbajtur në jetë, e njëjta sot ka vdekur./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë