U aksidentua me motoçikletë, vdes në QKUK 17-vjeçarja nga Drenasi

Lediona Hajdari (17-vjeçe) nga Dobrosheci i Drenasit ka humbur jetën sot në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, pasi e njëjta një ditë më parë ishte vetaksidentuar me motoçikletë.

Burimet e IndeksOnline kanë thënë se bashkë me Ledionën në motoçikletë ka qenë edhe një 28-vjeçare e cila është jashtë rrezikut për jetën.

Lediona po vijonte mësimet në klasën e 11, drejtimi Infermieri. Ajo mbrëmë i ishte nënshtruar një operacioni në QKUK, mirëpo pavarësisht tentimit të mjekëve për ta mbajtur në jetë, e njëjta sot ka vdekur.

Policia e trafikut është duke u marrë me rastin./IndeksOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë