Ndodh në Skenderaj: Një i dehur prezantohet si polic, e kontrollon në xhepa viktimën
Një person është arrestuar në Skenderaj pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit, viktimës mashkull i ishte prezantuar si pjesëtar i policisë dhe e kishte kontrolluar në xhepa të rrobave dhe në trup, transmeton IndeksOnline.
E gjithë ngjarja ndodhi të dielën rreth orës 16:00, ku “kolegët” e të dyshuarit intervenuan për ta arrestuar atë.
Me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari është dërguar në qendrën e mbajtjes.