E rrahu i biri, vdes pas tri jave në QKUK burri nga Shtimja

Një person ka vdekur dje në Qendren Klinike Universitare të Kosovës, pasi tri javë më parë ishte rrahur nga djali i tij në Shtime, transmeton DrenicaOnline.

Lajmi është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës përmes raportit dërguar mediave.

“Shtime / 19.05.2024-19:30. Më datën e cekur në rastin dhunë në familje, viktima mashkull kosovar kishte pësuar lëndime trupore dhe deri më tani kishte qenë në QKUK në tretman mjekësor. Më datë 08.06.2024 nga QKUK është konfirmuar se viktima ka ndërruar jetë”, thuhet në raport.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari mashkull kosovar-djali i viktimës është arrestuar dhe pas intervistimit është dërguar në qendrën e mbajtjes./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë