Imami nga Drenasi: Berat bey, nëse është fjala vetëm kjo periudhë ta fshin baba hoxhë gajle mos ki…

Policia e Kosovës ka arrestuar dje Muharrem Qerimin dhe Bedri Shabanin si dy të dyshuar për bashkëpunim me BIA-n serbe.

Dy të dyshuarit janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

E me këtë rast ka ironizuar edhe gazetari Berat Buzhala duke postuar një fotografi me kryeministrin Albin Kurti.

“Te vetmen periudhe kohore qe tutna i kam sherby UDB’se osht kane qikjo”, ka shkruar Buzhala sipër fotos me Kurtin.

E në një koment, imami i njohur nga Drenasi, Osman Musliu i thotë Bushales se nëse është fjala vetëm për këtë periudhë, ta fshin baba hoxhë gajle mos ki.

“Berat bey, nëse është fjala vetëm kjo periudh ta fshin baba hoxhë gajle mos ki…E për ato tjerat periudha shko ne Doberdol ose Zllakuqan nashta ti fshin prifti haha”, ka shkruar imami mulla Osmani.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë