E kërkonte Interpoli, arrestohet në një fshat të Drenicës

Një person është arrestuar pasditen e së dielës në fshatin Marinë të Skenderajt.
Ndaj tij kishte një urdhër arrest të lëshuar nga Interpoli, transmeton IndeksOnline.
Policia e Kosovës ka njoftuar se i arrestuari është dërguar në qendrën e mbajtjes deri në një vendim të ri të autoriteteve të drejtësisë.
“Në bazë të urdhër arrestit ndërkombëtar është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe i njëjti është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.