Afaristi nga Drenica ‘godet’ Qeverinë: Zhgënjyese me pa Republikën tonë tek ngatërrohet me tema të brendshme elektorale

Afaristi nga mërgata Isak Neziri është shprehur i zhgënjyer me zhvillimet e fundit politike në vend.

Përmes një postimi në faqën e tij zyrtare në Facebook, Neziri ka shkruar se është zhgënjyese me e pa Republikën tonë tek ngatërrohet në tema të brendshme elektorale, pa vizion dhe pa ide.

“Dështimi për t’u anëtarësuar në Këshillin e Evropës është dëmë i madh, që i bëhet edhe përpjekjes së secilit aktivist në mërgim, për ta konsolidua Republikën”, ka shkruar Neziri, raporton Gazeta10.

Sipas tij, ky dështim ka adresë dhe nuk mund të kalojë pa u ndëshkuar.

“Mërgata nuk mund të trajtohet si bankomat ose tufë votuesish.  Me këtë narrativë po rrënohet ajo qe mërgata ka ngritur në Evropë në të gjitha fushat si ambasadorë të vërtetë te shtetit tonë”, ka shkruar Neziri. /Gazeta10/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë