Kryetari i degës së PDK-së në Itali e quan të pakuptueshëm hezitimin e partive opozitare për ta votuar shpërndarjen e Kuvendit

Kryetari i degës së PDK-së në Itali, Patriot Krasniqi e ka ka quajtur të pakuptueshëm hezitimin e partive opozitare për të votuar shpërndarjen e Kuvendit.

Krasniqi në Facebook ka shkruar se nëse opozita vlerëson se qeveria e Kosovës nuk po bën punë të mira, atëhere duhet të votojnë për ta çuar në shtëpi.

“PDK tash e disa muaj në mënyre të hapur ka shprehur qëndrimin e saj dhe përkushtimin për ta çuar vendin sa më parë në zgjedhje të reja, dhe të tillë duhet parë edhe takimin e mbrëmshëm, pasi vlerësojmë se sa më gjatë që kjo qeveri vazhdon është më keq për vendin”, ka shkruar ndër të tjera ai.
Postimi i plotë:

I pakuptueshëm hezitimi i partive opozitare për t’ia shkurtuar mandatin kësaj qeverie të cilën e kanë kritikuar që nga dita e parë për keqqeverisje dhe për izolim e prishje të raporteve me miqtë ndërkombëtarë.
PDK tash e disa muaj në mënyre të hapur ka shprehur qëndrimin e saj dhe përkushtimin për ta çuar vendin sa më parë në zgjedhje të reja, dhe të tillë duhet parë edhe takimin e mbrëmshëm, pasi vlerësojmë se sa më gjatë që kjo qeveri vazhdon është më keq për vendin.
PDK siç e tha mbrëmë kryetari Krasniqi, nuk e ka marrë bajrakun, por bën thirrje që edhe pjesa tjetër e opozitës të mbështes këtë nimë dhe qytetarët të thonë fjalën e tyre.
PDK është gati dhe ia ka ofruar kandidatin më të duhur për kryeministër z. Bedri Hamza!

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë