Lladrovci ngushëllon familjen Dobranja më rastin e ndarjes nga jeta të doktorit

Më rastin e ndarjes nga jeta të doktorit Jakup Dobranja nga Drenasi, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjes Dobranja nga Drenasi.

“Me dhimbje të madhe morëm lajmin e ndarjes nga jeta të doktorit Jakup, një ndër doktorët e parë të Drenasit, i cili dha një kontribut të çmueshëm për shumë vite në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Drenas. Doktor Jakupi ishte një profesionist që dha kontribut të madh për shëndetin e mijëra qytetarëve të Drenasit me rrethin” ka deklaruar Lladrovci.

Doktor Jakupi, gëzonte respekt të madh nga qytetarët e Drenasit me rrethin, ishte punëtor i palodhshëm dhe kotribues i madh në shëndetësinë e Drenasit.

Ngushëllimet më të sinqerta familjes Dobranja, me rastin e ndarjes nga jeta të Doktor Jakupit.
I përjetshëm është kujtimi për të!

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë