Vetaksident në autostradën “Ibrahim Rugova”, vetura përfundon në anësoret e rrugës

Para pak minutash ka ndodhur një aksident trafiku në autostradën “Ibrahim Rugova”, raporton Sinjali.

Nga pamjet shihet se është një vetaksident, saktësisht në pjesën e rrugës mes Malishevës dhe daljes për Rahovec.

Vetura ka përfunduar në anësoret e rrugës dhe ka pësuar dëme të konsiderueshme material.

Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe Policia e Kosovës që po merren me rastin.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë