Hajnat plagosin një polic afër Klinës

Një zyrtar policor është plagosur mbrëmë nga disa hajna që kishin shkuar për të kryer një vjedhje në fshatin Zllakuqan të Klinës.

Burime të Klina.info bëjnë me dije se ai është jashtë rrezikut për jetë dhe është dërguar për trajtim në QKUK.

Gazeta Sinjali i ka shkruat Policisë për këtë çështje, por ende nuk ka marrë një përgjigje zyrtare për rastin.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë