Vrasja në Ferizaj, Gjykata sot shpall aktgjykimin ndaj vëllait të reperit Buta

Gjykata Themelore në Ferizaj sot pritet të shpall aktgjykimin ndaj Qëndrim Januzit, vëllait të reperit Buta, i cili akuzohet për vrasjen e Gazmend Hysenit.

Kështu ka bërë të ditur Gjykata përmes një njoftimi për media.

“Ju njoftojmë se të marten më 30 prill 2024, duke filluar nga ora 10:00, vazhdon seanca gjyqësore me shpalljen e aktgjykimit në çështjen penale, kundër të pandehurit Q.J., i akuzuar për shkak të veprave penale vrasja e rëndë nga neni 173 paragrafi 1 nën paragrafi 1.5 të KPRK-së, si dhe veprën penale mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 366 paragrafi 1 të KPRK-së.” – ka njoftuar Gjykata.

Po ashtu, bëhet e ditur se seanca e shpalljes së aktgjykimit është e hapur për publikun.

Ndryshe, në fjalën e tij përfundimtare, të premten prokurori i rastit, kërkoi nga gjykata që i akuzuari Januzi ta shpallet fajtor, duke shtuar se me rastin e matjes së dënimit gjykata të ketë parasysh rrethanat rënduese e posaçërisht ato që kanë të bëjnë me ashpërsimin e dënimit.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë