Komorani po bëhet me Stacion të Policisë (Video)

Të hënën është mbajtur mbledhja e rregullt e Kuvendit Komunal të Drenasit, e katërta për këtë vit, me gjithsej 7 pika të rendit të ditës, ku njëra ndër to ishte edhe ajo që i hap rrugë themelimit të stacionit policor në Komoran, transmeton portali DrenicaOnline.

Pra Propozim vendimi për dhënien në shfrytëzim afatgjatë për 25 vite të pronës komunale të Komunës së Drenasit, Ministrisë së Punëve të Brendshme – Policisë së Kosovës, për ndërtimin e nënstacionit Policor në zonën kadastrale Komoran të Komunës së Drenasit – është votuar me shumicë votash.

Për më shumë detaje, ndiqëni intervistën e Bekim Dobrës, Drejtor i Zyrës për Marrëdhënie me Publikun në Komunën e Drenasit dhënë portalit DrenicaOnline:

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë