Lajm i mirë për Arllatin dhe fshatrat përreth, funksionalizohet Zyra e Gjendjes Civile

Banorët e fshatrave Arllat, Negroc, Vuçak e Gjergjaj do të marrin sërish shërbime nga Zyra e Gjendjes Civile në Arllat që nga 7 maji i këtij viti, transmeton portali DrenicaOnline.

Kështu ka njoftuar administratori i fshatit Arllat, Shumzim Bujupi.

Postimi i plotë i Bujupit:

Të nderuar banore të fshatit Arllat,
Ju njoftoj se edhe nje kërkese e Administrates se Fshatit tone,  duke u bazuar edhe ne kërkesen tuaj, u realizua pozitivisht nga Komuna jone, dhe do te jete ne favor te banorve te Fshatit tone Arllat dhe Fshatrave te zones tone qe i kemi afer nesh… ku nga data: 07.05.2024 banoret e kesaj zone perseri do të marrin Shebime nga Zyra e Gjendjes Civile ne Arllat, dhe kjo zyre do te jete funksionale dhe ne sherbim te qytetarve.
Bashkangjitur e gjeni edhe pergjigjen me shkrim te Drejtorise per Administrate te Përgjithshme te Komunes se Drenasit.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë