Ky është serbi që u vra nga mërgimtari kosovar në Gjermani

Një shqiptar ka qëlluar për vdekje pronarin e një restoranti në Gjermani. Ngjarja e rëndë ka ndodhur para një restoranti në qendër të qytetit në Duseldorf.

Sipas mediave vendase, pronari 38-vjeçar i një lokali në Herzogstraße në lagjen Friedrichstadt ka debatuar me një shqiptar 52-vjeçar me origjinë nga Kosova.

Ata dolën jashtë restorantit për të zgjidhur debatin me tyre, por sherri u përshkallëzua dhe 52-vjeçari ka nxjerrë papritur armën dhe ka qëlluar disa herë viktimën.

Sipas policisë, personi i arrestuar është një kosovar 52 vjeçar me banim në Gjermani.

Raportohet se i dyshuari është Rrustem Llapi, një mërgimtar nga Podujeva.

Derisa merret vesh se i vrarë ka mbetur Aleksandër Stefanoviç, me nacionalitet serb, i njohur për arte marciale.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë