E diela tragjike për familjet Aliti e Gashi: Këta janë dy të rinjtë që humbën jetën në aksidentin në Shirokë

E diela ishte ditë tragjike për familjet Aliti e Gashi nga Prizreni. Dy të rinj u aksidentuan me një veturë në Shirokë të Suharekës dhe fatkeqësisht humbën jetën. Një person tashmë është ndaluar, teksa kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit, raporton Gazeta Sinjali.

Lajmi për vdekjen e Besnik Alitit dhe Petrit Gashit ka tronditur familjen e miqtë e tyre, të cilët përmes rrjeteve sociale kanë njoftuar për dhimbjen e madhe që po përjetojnë.

Për korrektësi, Sinjali ka mësuar se është përvjedhur një gabim sa i përket moshave të viktimave, pasi Policia e ka konfirmuar rastin.

I ndjeri Besnik Aliti ishte 24-vjeçar (i lindur në muajin nëntor të vitit 1999), ndërsa viktima tjetër, Petriti, ishte 19-vjeçar (i lindur në muajin gusht të vitit 2004).

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë