Arrestohet një person në Drenas, dërgohet menjëherë në burg

Mbrëmë rreth orës 22:00, Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Drenas.

Sipas policisë, arrestimi është kryer në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata kompetente, transmeton DrenicaOnline.

I arrestuari është dërguar menjëherë në vuajtje të dënimit pasi ndaj tij kishte një aktgjykim të plotfuqishëm dënimi.

Policia nuk ka treguar identitetin e të arrestuarit as veprën për të cilën është dënuar ai./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë