Aksident në autostradën “Ibrahim Rugova”, disa vetura të përfshira
Një aksident zingjiror ka ndodhur në orët e vona në autostradën “Ibrahim Rugova” në pjesën Suharekë – Prizren.
Sipas disa pamjeve, disa vetura kanë qenë të përfshira në këtë aksident, teksa ende nuk dihet nëse ka ndonjë të lënduar.
Portali ka kontaktuar Policinë e Kosovës por që të njëjtit ende nuk janë përgjigjur.