Zhduket një femër në Skenderaj

Një person ka raportuar të mërkurën në stacionin e policisë në Skenderaj se një femër është zhdukur që nga e marta.

Sipas ankuesit, viktima ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet më për vendndodhjen e saj, transmeton portali DrenicaOnline.

Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë