“Ishte njëri prej luftëtarëve më të dalluar në zonën e Drenicës”, ndahet nga jeta ish pjesëtari i UÇK-së

Ish ushtari i UÇK-së nga Komuna e Klinës, Ali Hoti, është ndarë dje nga jeta, raporton Gazeta Sinjali.

Lajmin e ka bërë të ditur nënkryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku.

Ai tha se Aliu ishte njëri prej luftëtarëve më të dalluar të UÇK-së në Zonën e Drenicës.

“Me pikëllim dhe dhembje të thellë mora lajmin se ka ndërruar jetë bashkëluftëtari Ali Hoti nga komuna e Klinës.

Aliu ishte njëri prej luftëtarëve më të dalluar të UÇK-së në Zonën e Drenicës, burrë i fjalës e i nderit, patriot i madh i cili ka bartë në vete shumë virtyte njerëzore.

Do ta kujtojmë gjithmonë për kontributin e madh që ka dhënë për lirinë dhe shtetndërtimin e Kosovës.

Ngushëllime familjes Hoti, miqve dhe dashamirëve!” – ka shkruar Lushtaku.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë