Eskalon situata në Gllarevë të Klinës, protestuesit kapen me Policinë (VIDEO)
Banorët e fshatrave Rixhevë, Gllarevë dhe Stapanicë të Klinës që protestuan edhe sot për ta kundërshtuar fillimin e punimeve të zgjerimit të rrugës Kijevë-Dollc, janë kapur me zyrtarët policorë.
Protesta ka eskaluar dhe tashmë Policia ka arrestuar disa protestues, siç shihet në pamjet e publikuara.
Akoma nuk dihet se ka dalë nga kontrolli situata, por që tashmë kanë intervenuar edhe disa njësi policore.