Vetaksident trafiku në rrugën Komoran-Fushë Kosovë (Foto)

Një vetaksident trafiku ka ndodhur para pak minutave në rrugën Komoran-Fushë Kosovë, në Bresje, transmeton portali DrenicaOnline.
Një veturë ka rrëshqitur duke u përplasur në anësoret e rrugës dhe për pasojë ka mbetur e shkatërruar në mes të asfaltit.
Kolonat e automjeteve kanë qenë të gjata derisa policia rrugore është paraqitur në vendin e aksidentit dhe është marrë me rastin.
Nuk është njoftuar ende për gjenden shëndetësore të personit apo personave të përfshirë në këtë aksident./DrenicaOnline/