Konfiskohet drogë në vlerë rreth 70 mijë euro, arrestohen 4 persona

Policia e Kosovës (PK) në bashkëpunim me Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë (AKI) dhe prokurorinë, pas një pune intensive operative dhe hetimore në terren kanë arrit të realizojnë identifikimin e katër (4) personave të dyshuar në drejtim të veprës penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikeve”.    

Lidhur me rastin është njoftuar Prokuroria dhe në vazhdën e operacionit policor me autorizim nga prokurori/ja kujdestare është realizuar kontrolli i shtëpisë së të dyshuarit me iniciale (S. S.) në fshatin “Grekoc” të Suharekës  dhe gjatë kontrollit si prova/dëshmi materiale janë sekuestruan si  në vijim:

· Pesë (5) paketime të mbushura me substancë të dyshuar narkotike e llojit Marihuanë me peshë 50.600  Kilogram ( Pesëdhjetë kilogram e 600 gram).

· Një (1) pushkë gjuetie dhe 30 fishek.

· Një (1) diviar.  

· Një (1) veturë,.

· Një (1) telefon Samsung me kartela të operatorëve Vala dhe Ipko.

· Një (1) peshore digjitale.

· Para të Gatshme, (1425) Njëmijë e katërqind e njëzet e pesë Euro.

· Një (1) Iphone 12 pro.

· Një (1) telefon Samsung.  

· Një (1) telefon Iphone XS .

· Një (1) Telefon Nokia .

· Një (1) veturë BMW.  

Të dyshuarit e  arrestuar janë  intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës dhe me vendim të prokurorit të shtetit  ndalohen për 48 orë për procedura të mëtejme ligjore.  

Vlera e substancës së dyshuar narkotike e cila është konfiskuar është rreth 70.000.00 euro ( Shtatëdhjetë mijë Euro).

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë