Arrestohen dy persona, një në Drenas dhe një në Komoran, dërgohen menjëherë në burg
Dy persona janë arrestuar gjatë 24 orëve të fundit, një në Drenas dhe një në Komoran.
Sipas policisë, arrestimet janë kryer me urdhëresë të gjykatave.
Që të dy menjëherë pas arrestimit janë dërguar në vuajtje të dënimit sepse ndaj tyre ka vendime të formës së prerë.
ZBATIM I URDHËRESËS
Gllogoc 18.04.2024/04:21. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata, është arrestuar një mashkull kosovar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.
Komoran 18.04.2024/10:50. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata, është arrestuar një mashkull kosovar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.