Zhduket një vajzë nga Korrotica e Epërme e Drenasit, policia jep detaje
Një femër nga Korrotica e Epërme e Drenasit është larguar nga shtëpia e saj dhe nuk dihet fatin e saj.
Rastin në polici e ka lajmëruar babai i saj i cili thotë se vajza është e mitur dhe nuk di asgjë për vendndodhjen e saj.
Sipas policisë, rasti është denoncuar të martën rreth orës 18:00 ndërsa menjëherë kanë nisur hetimet.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se vajza e tij viktima femër kosovare- e mitur, është larguar nga shtëpia dhe nuk di për vend ndodhjen e saj. Rasti nën hetime”, thuhet shkurt në raportin e policisë dërguar mediave.