Mërgimtari nga Italia bën thirrje të shmanget kalimi në Serbi: Nuk ia vlen që të shkurtohet rruga për disa kilometra dhe të përjetohet gjithë ai ankth e stres
Mërgimtari nga Italia, Patriot Krasniqi i ka bërë thirrje të gjithëve që ta shmanin kalimin në Serbi pas bllokimit të qindra kosovarëve në këtë shtet për disa orë.
Krasniqi që është kryetar i PDK-së në Itali ka shkruar se: Nuk ia vlen që të shkurtohet rruga për disa kilometra dhe të përjetohet gjithë ai ankth e stres për ta personalisht, por edhe për familjet e tyre në Kosovë.
Postimi i plotë:
I kam përcjell me shqetësim që nga mbrëmë raportimet për ndalimin dhe maltretimin e qindra qytetarëve të Kosovës nga ana e autoriteteve serbe.
Si një nga mërgimtarët bëj thirrje që të shmanget kalimi në këtë shtet, që 24 vjet pas lufte ende ka qasje armiqësore ndaj shtetit të Kosovës dhe qytetarëve tanë.
Nuk ia vlen që të shkurtohet rruga për disa kilometra dhe të përjetohet gjithë ai ankth e stres për ta personalisht, por edhe për familjet e tyre në Kosovë.
PK