Gjoshi i PDK-së: Kryeministër, ku e ke sovranitetin në veriun e Kosovës?
Betim Gjoshi, Sekretar për Anëtarësi dhe Financa në Partinë Demokratike të Kosovës ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti rreth menaxhimit të situatës në veriun e vendit.
Gjoshi ka thënë se Kurti nuk është në gjendje t’i hapë shkollat si qendra të votimit më 21 prill edhe këtë po vazhdon ta quan shtrirje sovraniteti.
Postimi i plotë i Gjoshit:
Kryeministër, ku e ke sovranitetin në veriun e Kosovës?
Nuk je në gjendje t’i hapësh shkollat si qendra të votimit më 21 prill edhe këtë po vazhdon ta quash shtrirje sovraniteti?
“21 Prilli” është vetëm shpërfaqje e dobësisë të Republikës së Kosovës nga kryeministri, Albin Kurti.
Për të gjithë ata që nuk janë të informuar, më 21 prill, Qeveria e Kosovës nuk po arrin të sigurojë hapjen e shkollave në veriun e Kosovës ku qytetarët do të mund të votonin.
Albin Kurti është dorëzuar përballë Listes Serbe të Milan Radojiçiqit, me të cilin ai dhe partia e tij, Vetëvendosje, janë zënë duke u koordinuar për politika të brendshme të Republikës së Kosovës.