Kurti kujton një grup dëshmorësh të UÇK-së nga zona e Drenicës

Kryeministri Albin Kurti i ka kujtuar sot më 14 prill një grup dëshmorësh të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga fshatrat e zonës së Drenicës, të rënë 25 vite më parë.

Ai, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, e ka kujtuar Bejtë Rexhepin, Fazli Qerkinin, Hajzer Rexhepin, Agron Berishën, Fehmi Ramën, Mehdi Hoxhën dhe Naim Tikun.

“Ata ishin vullnetarë në luftën e drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, tek e cila ishte përbashkuar gjithë përpjekja e popullit shqiptar vendas të Kosovës për tu çliruar nga Serbia pushtuese. Jetëshkrimet e Bejtës, Fazliut, Hajzerit, Agronit, Fehmiut, Mehdiut dhe Naimit, janë profile biografike tashmë historike, e të cilat mbajnë vulën e dosjeve të luftëtarëve të lirisë. Aktivitetet e tyre politike dhe kombëtare, janë shembujt më të kulluar të angazhimit më total patriotik deri në flijim për lirinë e atdheut të tyre”.

“Liria e Kosovës sot, është vet trofeu i luftës së tyre dhe i luftës së bashkëluftëtarëve të tyre të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Lavdi dëshmorëve të lirisë, luftëtarë të UÇK-së, Bejtë Rexhepi, Fazli Qerkini, Hajzer Rexhepi, Agron Berisha, Fehmi Rama, Mehdi Hoxha dhe Naim Tiku, ndër lavde për dëshmorët e rënë për lirinë e Kosovës!”, ka shkruar Kurti.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë