Don Xhoni blen veturë luksoze, për ditëlindje

Reperi i njohur kosovar Don Xhoni, ditën e sotme feston ditëlindjen.

Në llogarinë e reperit kanë arritur urime të shumta nga miq, familjar e fansa.

Por, në mesin e këtyre urimeve ai vendosi që t’i bëj vetes një dhuratë super-luksoze në Autosallonin Alberti.

Në videon e postuar nga ky autosallon shihet se reperi është bërë me veturë të tipit “Lamborghini Huracan Evo V10 650 PS”.

Për ata që se dinë, reperi sot ka mbushur 24 vite jetë. Shumë urime./Indeksonline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë