Tragjike: Humbin jetën dy të rinj shqiptarë në një aksident trafiku në Kanada

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Mississuaga të Kanadasë, ku dy të rinj shqiptar humbën jetën, transmeton Gazeta Sinjali.

Përplasja fatale mes tre automjeteve ndodhi rreth orës 21:50 në cepin e Eglinton Avenue E. dhe Dixie Road.

Fatkeqësisht, dy shqiptarët Klisi dhe Simon Dreshaj nga Rapsha e Hotit ndërruan jetë.

Njëri ndërroi jetë në vendngjarje, ndërsa tjetri përfundoi në spital në gjendje të rëndë, por nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra.

Një faqe Facebook-u e komunitetit shqiptar në Mississuaga e konfirmuar vdekjen tragjike të dy të rinjve.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë