Ky është i dyshuari që u kap me mbi 100 fishekë e dhjetëra doza drogë në Drenicë

Një aksion i zhvilluar nga Policia në në Skenderaj, të enjten në mesditë, rezultoi me arrestimin e dy personave dhe sekuestrimin e një sasie të drogës dhe mbi 100 fishekëve. Bastisja është kryer në dy lokacione, raporton Gazeta Sinjali.

Kontrollet janë kryer në një banesë dhe në një depo, ku janë gjetur dhe sekuestruar mbi 100 fishekë dhe një sasi prej mbi  40 doza të cilat dyshohet se janë substancë e dyshuar narkotike, e llojit marihuanë.

Sinjali ka mësuar se droga dhe fishekët që u gjetën ishin pronë e të dyshuarit Brahim Gashi, ndaj të cilit është urdhëruar masa e ndalimit policor.

Rastin e ka konfirmuar edhe Policia Rajonale në Mitrovicë dhe ka bërë të ditur se i dyshuari kryesor ndodhet në mbajtje.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që gjatë bastisjes së një banese dhe një depoje të personave të dyshuar janë gjetur dhe sekuestruar 135 fishekë dhe një sasi  prej rreth 45 doza të cilat dyshohet se janë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë rreth 30.3 gram të cilat janë pronë e njërit nga të dyshuarit. Me vendim të prokurorit pas intervistimit njëri nga të dyshuari është liruar kurse tjetri është dërguar në mbajtje.”

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë