Arrestohen dy persona në Skenderaj, policia iu gjeti drogë e fishekë në banesë

Janë arrestuar dy persona në Skenderaj pasi që gjatë bastisjes së një banese dhe një depoje të të tyre, janë gjetur dhe sekuestruar 135 fishekë dhe një sasi prej rreth 45 doza të cilat dyshohet se janë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë rreth 30.3 gram të cilat janë pronë e njërit nga të dyshuarit.

Arrestimet janë kryer të enjten në mesditë, transmeton DrenicaOnline

Me vendim të prokurorit pas intervistimit njëri nga të dyshuari është liruar kurse tjetri është dërguar në mbajtje./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë