Lladrovci: Shaban Polluzha edhe me shtatore i duhet Drenasit dhe kombit!

Kryeyari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka bërë të ditur se shtatorja e heroit Shaban Polluzha është tashmë në argjil, së shpejti do të punohet në bronz.

Lladrovci ka shkruar se “Shaban Polluzha jo vetëm në zemër, por, edhe me shtatore i duhet Drenasit dhe kombit!”

Postimi i Lladrovcit në fb:

Shaban Polluzha në bronz!

Në shenjë nderimi dhe kujtimi për veprën heroike të tribunit popullor, për heroin Shaban Polluzha, të fuqizimit të kujtesës kolektive për të kaluarën tonë, tashmë shtatorja është në fazën e argjilës, së shpejti shndërrohet në bronz.

Pas shtatoreve të viganëve të luftës tonë çlirimtare që tashmë zbukurojnë sheshin Fehmi e Xhevë Lladrovci, do të ngritët edhe shtatorja e Shaban Polluzhës, si realizim i premtimit që ia kam dhënë në takimin tonë të fundit, Hashim Thaçit.

Shaban Polluzha me oficerët, ushtarët dhe pasuesit e tij, bëri histori si Komandant i Drenicës gjatë rezistencës ndaj masakrave të forcave çetnike e partizane, më 1945. Drenica pësoi rëndë nga hakmarrja e okupatorëve ndaj kësaj rezistence.

Shaban Polluzha jo vetëm në zemër, por, edhe me shtatore i duhet Drenasit dhe kombit!

https://www.facebook.com/share/vSL3aYPdBpmbJLx5/?mibextid=WC7FNe

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë