Ky është personi që dyshohet se bëri vetëvrasje në ballkonin e banesës së tij në Fushë Kosovë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Fushë Kosovë, ku një burrë ka humbur jetën pasi dyshohet se vendosi t’i japë fund jetës së tij, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Emergjencës kanë bërë me dije se viktima është gjetur pa shenja jete në ballkonin e banesës.

Gazeta Sinjali mëson se i ndjeri është B. Koprani.

Sipas informacioneve të para, bëhet e ditur se vdekja e viktimës është konstatuar në vendin e ngjarjes nga ekipi mjekësor.

Lidhur me rastin, njësitë policore kanë kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit.

Pas përfundimit të procedurave, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet në IML për obduksion, ndërsa të iniciohet rasti ‘Hetim i vdekjes’.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë