Aksident i rëndë në Likofc të Skenderajt, vetura futet në një vullkanizer
Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e së enjtes në fshatin Likofc të Komunës së Skenderajt.
Vetura me targa të Shqipërisë është futur në brendësi të një lokali vullkanizer në atë fshat.
Sipas një lexuesi të Paparacit, në veturë brenda ishin një grua me disa fëmijë të cilët kanë marrë lëndime të lehta.
Të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor në Skenderaj.
Paparaci ndërkohë është në pritje të përgjigjes së policisë për të mësuar detaje të reja.