Tentativë vrasjeje në Drenas/ Mosmarrëveshje midis 4 personave, njëri shtin me armë dhe largohet nga vendi i ngjarjes

Pasditen e së martës ka ndodhur një tentim vrasje në Drenas. Policia ka njoftuar se gjatë një mosmarrëveshje mes katër personave, njëri prej tyre ka shtënë me armë zjarri dhe është larguar në drejtim të panjohur.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore ku kanë gjetur dhe konfiskuar 2 gëzhoja, një thikë dhe një shufër metalike, transmeton IndeksOnline.

“Drenas 26.03.2024-18:07. Raportohet se pas një mosmarrëveshje mes katër personave meshkuj kosovarë, njëri prej tyre ka shtënë me armë zjarri dhe është larguar në drejtim të panjohur. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore ku kanë gjetur dhe konfiskuar 2 gëzhoja, një thikë dhe një shufër metalike. Nuk raportohet për të lënduar. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe rasti i nënshtrohet procedurave hetimore”, thuhet në njoftimin e policia.

Me urdhër të prokurorit rasti është hapur “vrasje e rëndë në tentativë” dhe po hetohet nga njësitet përkatëse të policisë./IndeksOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë