Ndryshim radikal i motit, reshje bore e shi i rrëmbyeshëm, apeli për shoferët vjen nga Policia

Ka ndryshuar pothuajse në mënyrë radikale moti në vendin tonë, ku tashmë janë bërë disa orë prej kur ka nisur shi i rrëmbyeshëm por edhe në shumë zona edhe reshje të borës.

Prandaj këto kushte atmosferike shumë herë paraqesin edhe rrezik për pjesëmarrësit e trafikut, kështu që Policia e Kosovës po apelon për kujdes të shtuar, sidomos për shoferët e automjeteve.

“Bazuar në situatën e tanishme ku kemi ndryshim të kushteve atmosferike dhe reshje të borës, Policia e Kosovës apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik, në veçanti shoferëve të automjeteve, për kujdes të shtuar, përshtatje të shpejtësisë me kushtet atmosferike dhe me gjendjen e rrugës, mbajtje të distancës mes mjeteve si dhe ngadalësim gjatë lëvizjes në rrugë të mbuluara me ujë dhe borë”, thuhet në apelin e policisë.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë