Vëllezërit Selmani nga Drenica po marrin pjesë në X Factor në Danimarkë (Video)

Vëllëzërit Arbnor edhe Rinor Selmani nga Prekazi i Drenicës po marrin pjesë në X Factor 2024 në Danimarkë.

Ata po përformojnë jashtëzakonisht mirë dhe me këtë janë ndarë të kënaqur publiku dhe juria, transmeton DrenicaOnline.

Me origjinë nga Prekazi, Kosovë, dhe rritur në Danimarkë, ata tregojnë se muzika dhe vallëzimi s’kanë kufij.

Që në fëmijëri, pasionuar pas muzikës dhe vallëzimit, atyre u rrëmbejnë zemrat e jurisë dhe publikut me përzierjen e ritmeve moderne dhe tonet tradicionale.

Ata jo vetëm përfaqësojnë trashëgiminë e tyre, por edhe frymëzojnë të tjerët të ndjekin ëndrrat, duke u bërë simbol i kulturës, identitetit dhe gjuhës universale të artit.

Mos humbisni performancën e tyre në TV2, 29 Mars 2024, ora 20!

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë