Gjashtë gra raportohen të zhdukura në 24 orët e fundit

Gjashtë gra janë raportuara të zhdukura vetëm në 24 orët e fundit në Kosovë.

Rastet i ka bërë të ditura Policia e Kosovës. Ato janë raportuar në Gjilan, Dragash, Klinë e Pejë.

Në Gjilan një burrë ka njoftuar se gruaja me të cilën bashkëjeton dhe që kanë tre fëmijë është larguar nga shtëpia dhe se nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj.

“Rr. Xheladin Kurbaliu, Gjilan 16.03.2024-19:40. Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se viktima femër kosovare, me të cilën ka bashkëjetuar dhe kanë tre fëmijë, është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj”, thuhet në njoftimin e policisë.

Edhe në Dragash një burrë ka njoftuar se i është zhdukur nëna.

“Fsh.Brodosavcë, Dragash 18.03.2024-02:05. Me 19.03.2024 ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se nëna e tij viktima femër kosovare ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj”, njofton policia.

Ndërkaq, në fshatin Perqevë të Klinë një burrë ka njoftuar policinë se i është zhdukur gruaja me dy vajzat e saj. Sipas tij ato kanë shkuar në Tiranë tek familja e gruas dhe se ka humbur çdo kontakt me to.

“Fsh. Perqevë, Klinë 02.03.2024-08:30. Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se që nga data 02.03.2024 bashkëshortja e tij femër kosovare, së bashku me dy vajzat e saj ka shkuar te familja e saj në Tiranë dhe që nga ajo datë, nuk kishte pas kontakt më me të dhe nuk dihet për vendndodhjen e tyre. Rasti duke u hetuar”, thuhet tutje në njoftim.

Ndërkaq në Pejë, një shtetase e Serbisë ka njoftuar se vajza e saj po ashtu shtetase e Serbisë është larguar nga shtëpia dhe se nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj.

“Rr. Qerim Muriqi, Pejë 18.03.2024-14:00. Me 19.03.2024 ankuesja femër shtetase e Serbisë, ka raportuar se vajza e saj viktima femër shtetase e Serbisë ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj”, thuhet në njoftimin e policisë.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë