Aksident trafiku mes dy veturave te Parku i Biznesit në Drenas, video nga vendi i ngjarjes

Rreth orës 15:00 ka ndodhur një aksident trafiku mes dy automjeteve në rrugën Pejë-Prishtinë, afër Parkut të Biznesit në Drenas.

Lexuesit e DrenicaOnline kanë dërguar pamje nga vendi i aksidentit ku shihet kolonë e gjatë e automjeteve dhe veturat e dëmtuara në mes të rrugës.

Dëmet materiale janë të konsiderueshme ndërsa për gjendjen shëndetësore të personave të përfshirë në aksident ende nuk ka ndonjë njoftim zyrtar nga policia.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë